Kur do të martohet Jennifer Lopez?

Mediale Vip

Kur do të martohet Jennifer Lopez?

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:20
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez po e merr gjithë kohën e duhur për ta planifikuar dasmën e saj me Alex Rodriguez.

“Ne nuk e kemi nisur planifikimin e dasmës akoma. Ju e dini, ne sapo jemi fejuar. Pas pushimit dhe fejesës, ne kemi filluar menjëherë të punojmë dhe kemi gjatë gjithë vitit do të kemi shumë punë, prandaj nuk e di si do t’ia bëjmë”.

“Nuk kemi vendosur akoma nëse do të kemi një dasmë në këtë periudhë apo do të presim akoma. Nuk dimë akoma asgjë”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë së fundmi.

Image

Një burim pranë çiftit ka thënë se ndonëse çifti akoma nuk janë duke planifikuar dasmën e tyre, një gjë dihet me siguri – fëmijët e tyre do të jenë pjesë e kësaj dite të rëndësishme për çiftin.

Lopez ka binjakët 11 vjeçare Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony derisa Rodriguez ka vajzat Ella (10) dhe Natasha (14) me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis.

49 vjeçarja Lopez dhe 43 vjeçari Rodriguez kanë bërë publike fejesën e tyre më 9 mars, pas dy vjetësh lidhje dashurie.

Këngëtarja e “I’m Real” ka qenë vazhdimisht e angazhuar pas fejesës së tyre në karrierën e saj muzikore derisa së fundmi ka lansuar këngën e saj më të re “Medicine”.

Lopez gjithashtu ka qenë duke xhiruar për filmin e saj më të ri “Hustlers” ku ajo luan përkrah yjeve si Cardi B, Constance Wu dhe Lili Reinhart.

Ajo në këtë film portretizon Ramonën që është udhëheqësja e një grupi të ish-punëtorëve të një klubi striptizi që planifikojnë t’i hakmerren klientëve pasanikë të Wall Street.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, J.Lo do të mbajë edhe turneun e saj “It’s My Party: The Live Celebration” që është i pari pas gjashtë vjetësh dhe vjen në ditëlindjen e saj të 50-të.

Në ndërkohë i fejuari i saj gjatë vikendeve do të jetë si analist në “Sunday Night Baseball” të ESPN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat