A do të realizojë Ledri film? Përgjigjet reperi

Mediale Vip

A do të realizojë Ledri film? Përgjigjet reperi

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:06
Ledri Vula

Rep artisti i famshëm kosovar Ledri Vula, ka folur për dashurinë e tij të dytë, filmin.

Ledri i cili ka një diplomë universitare për regji filmi dhe po ashtu ka një notë të lartë mesatare, ka treguar pse e do filmin aq shumë.

Madje ai ka thënë se do bëjë një film të tijin ku do e shpalosë talentin prej regjisori.

I pyetur se a ka menduar ta realizojë një film, Ledri ka thënë se nuk mund të mos e realizojë.

“Gjironi total. Kuadrat duhet të marrin frymë. Të gjithë shohim filma për argëtim, por një regjisor e sheh ndryshe. Nuk mundem pa e realizu një film, ia kam borxh profesorit tim Isa Qosjes sepse më ka shkolluar. Filmi është arti më i madh”, ka thënë Ledri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat