Dalin mesazhet sekrete që princ Harry ia dërgonte të dashurës së tij: Morëm fund!

Mediale Vip

Dalin mesazhet sekrete që princ Harry ia dërgonte të dashurës së tij: Morëm fund!

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:51
Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe princ Harry me entuziazëm po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Të dy u martuan në një ceremoni mbretërore mbresëlënëse në maj të vitit 2018.

Lajmi i romancës së tyre u zbulua në tetor të viti 2016 dhe mediat britanike publikuan mesazhet private  që princi i dërgoi aktores në kohën kur mediat zbuluan se ishin në një marrëdhënie.

Sapo mësoi se çfarë po ndodhte, Harry paralajmëroi Megan.”Është marrë vesh. Ka marrë fund”, i shkruante princi i shqetësuar të dashurës së tij, duke e ditur se kaosi mediatik ishte përpara tyre, përcjell reporteri.net

“Gjërat kurrë më nuk do të jenë të njëjta” i shkruante tutje Harry, tani bashkëshortes së tij, dhe kishte të drejtë, pasi ata po ndiqeshin nga një interes i pashembullt publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat