Selena Gomez dhe Niall Horan në një lidhje? Zbulohet e vërteta

Mediale Vip

Selena Gomez dhe Niall Horan në një lidhje? Zbulohet e vërteta

Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:11
Selena Gomez

Prej pak ditësh kanë nisur thashetheme në lidhje me një marrëdhënie dashurie mes Selena Gomez dhe këngëtarit Niall Horan. Ka qenë një figurë e njohur e televizionit amerikan ai që ka hedhur dyshimet, pasi shkroi në ‘Twitter’ për praninë e tyre pranë tavolinës së tij në një koncert. Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar zhurmë në media. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga palët përkatëse, por burime pranë Selenës kanë thënë për ‘Hollywod Life’ që asgjë nuk është e vërtetë.

“Selena e respekton Niall dhe e admiron për shumë gjëra që ai i ka thënë. Së fundmi këngëtari e ka mbështetur shumë, por nuk është e vërtetë që ka një lidhje mes tyre. Gomez është përqendruar tek vetja. Ajo del me miqtë dhe po shijon këtë periudhë pauze”,-u shprehën burimet.

Pavarësisht këtij lajmi, fansat refuzojnë të besojnë se lidhja mes Selenës dhe Niall nuk ekziston. Një pjesë e mirë e tyre duan t’i shohin bashkë dhe lajmi për një lidhje mes tyre i bëri shumë të lumtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat