Pas akuzave të tradhtisë së partnerit të saj, vjen reagimi i Jennifer Lopez

Mediale Vip

Pas akuzave të tradhtisë së partnerit të saj, vjen reagimi i Jennifer Lopez

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:47
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez prej vitesh janë në një lidhje, por vetëm para disa muajsh ato zyrtarizuan fejesën e tyre. Pas kësaj, erdhën dhe akuzat se Alex e kishte tradhtuar këngëtaren e njohur 2 herë. Sigurisht, kjo gjë nuk ndikoi fare në lidhjen e tyre, por mesa duket thjesht i ka forcuar. Gjatë një interviste në radio, Jennifer foli pak mbi temën e tradhtisë të Alex. “Dua të them, nuk ka rëndësi. Unë e di të vërtetën. Unë e di kush është Alex dhe ai e di kush jam unë. Ne jemi të lumtur. Nuk do lejojmë që njerëz të huaj të hyjnë në jetën tonë dhe të na tregojnë lidhjen. Unë e di se si është lidhja jonë”, është shprehur Jennifer, duke treguar kështu se lidhja e saj dhe e Alex nuk do ndikohet asnjëherë nga ‘lajmet e rreme’, siç i quajti vetë ajo. Kujtojmë që pas festimeve të fejesës, çifti u kthye menjëherë në punë duke sjellë në treg një bashkëpunim me firmën e syzeve ‘Quay’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat