Me në fund J Lo flet për tradhtinë e të dashurit

Mediale Vip

Me në fund J Lo flet për tradhtinë e të dashurit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 07:01
Jennifer Lopez

“E di cila është e vërteta”. Kështu ka thënë Jennifer Lopez derisa ka foluar për akuzat për tradhëti te dashurit A-Rod

Jennifer Lopez i është përgjigjur akuzave se i fejuari i saj Alex Rodriguez e ka tradhëtuar atë me ish gruan e Consecos, Jessican.

Lopez (49) ka foluar në një emision këtë të mërkurë, ku pos projektit të saj muzikorë ajo ka folur edhe për tradhtinë e Rodriguez.

Këngëtarja, ka qenë e qetë kur është pyetur për këtë ku i është referuar këtyre akuzave derisa ka thënë se ato erdhën pak minuta pas lajmërimit për këtë gjë.

“Po, e di por nuk ka rëndësi, e di edhe si është e vërteta, e di kush është ai, ai e di kush jam unë, ne nuk kemi këtë problem – në jemi shumë të lumtur”, ka thënë aktorja për Charlamagne.

“Ne nuk do të lejojmë që kjo të na prish, njerëz të tjerë dalin dhe të flasin për lidhjen tonë, e di çfarë marrëdhënie ne kemi”, ka shtuar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat