E kritikuan për veprimet e ekzagjeruara në emision, Roza Lati u mbyll gojën ndjekësve

Mediale Vip

E kritikuan për veprimet e ekzagjeruara në emision, Roza Lati u mbyll gojën ndjekësve

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:30
Roza Lati

Roza Lati njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejt të ekranit shqiptar, që herë pas here bën “çmenduria” të ndryshme në emisionin e saj.

Moderatorja e njohur është mjaft e komentuar për jetën e saj private dhe për deklaratat e ndryshme që bën.

Ajo së fundmi ka publikuar një video të shkëputur nga emisioni ku shihet së bashku me këngëtaren Baby G duke krijuar një cigare.

Për këtë fragment, Roza ka marrë shumë kritika nga fansat. Madje njëri prej tyre e ka pyetur atë se nëse ky veprim është edukues, megjithatë moderatorja ja ka mbyllur gojën të gjithëve me përgjigjen.

“Why Not nuk është emision edukues është argëtues. Por që edhe japim shpesh herë mesazhe sensibilizuese përtej shfaqjes që bëjmë”, tha ajo duke i dhënë një përgjigje përfundimtare të gjithë atyre që e kritikojnë vazhdimisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat