Princi Harry dhe Meghan Markle thyejnë traditat – vendosin për lindje private të fëmijës

Mediale Vip

Princi Harry dhe Meghan Markle thyejnë traditat – vendosin për lindje private të fëmijës

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:35
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndryshuar traditat e Pallatit Mbretëror në Britani të Madhe.

Sipas një shkrimi në Hollyëood Life, Duka dhe Dukesha kanë vendosur të mos japin detaje për lindjen e fëmijës së tyre.

Pallati i Kensingtonit dha një deklaratë këtë të enjte ku thanë se Harry dhe Meghan janë të lumtur me komentet e të tjerëve për fëmijën e parë të tyre.

“Lartmadhëria e tyre kanë vendosur që të mbajnë private të gjitha detajet rreth lindjes së fëmijës së tyre”, thuhet në këtë deklaratë të Pallatit.

Ky vendim i Princit Harry dhe Meghan Markle për lindje private është krejt e kundërta e vëllait të tij, Princit William, ku ai dhe gruaja e tij, Kate Middelton, menjëherë pas lindjeve të tre fëmijëve kanë publikuar fotografi.

Njëjtë kështu ka vepruar dhe Princesha Diana dhe Mbretëresha Elizabetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat