Kanita dhe Lindon vijnë me projektin e ri “Stranger”

Mediale Vip

Kanita dhe Lindon vijnë me projektin e ri “Stranger”

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:24
Kanita dhe Lindon

Kanita dhe Lindon Berisha kanë bashkuar forcat për një projekt për herë të parë.

Këngëtarja e cila u bë e njohur prej shout ‘X Factor’, Kanita ka publikuar këngën e re në duet me Lindon Berishën. “Stranger”, titullohet kënga e re e tyre e realizuar edhe me videoklip, ku artistja shfaqet tejet atraktive dhe në formë.

Tekstin e këngës e ka shkruar Lindoni, kompozimin dhe producimin e ka bërë Boban Apostolov kurse për videon u përkujdes  Valon Haziri.

Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe pritet t’i pëlqejë fansave të dyshes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat