Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar mbetën në homazhet për reperin Nipsey Hussle.
Të shtënat ndodhën kur turma po ecte në Los Anxheles në përkujtim të 33-vjeçarit, i cili u vra muajin e kaluar.
“Ne duhet ta ndalojmë këtë dhunë të pakuptimtë”, tha shefi i LAPD, Michael Moore.
Mijëra fansa dolën për të bërë homazhe për të nominuarin e “Grammy”, ndërsa telegram ngushëllimi kishte dërguar edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
Të dyshuarit gjuajtën nga një Hyundai gri, ndërsa sipas policisë, viktimat janë tre burra me ngjyrë dhe një grua rreth moshës 30-50 vjeç.
Në homazhet për reperin Nipsey Hussle morën pjesë edhe Snoop Dogg, Meek Mill dhe Diddy.
Letra e Barack Obamës u lexua gjatë homazheve, ai e vlerësonte për punën që kishte bërë në atë komunitet.
E dashura e reperit, Lauren London po shoqërohej nga djali i tyre në këtë funeral, ajo ndër të tjera tha “Ne kemi humbur një njeri shumë të rrallë”.