Kris zbulon se sa paguhen vajzat e saj për reklama në rrjete sociale

Mediale Vip

Kris zbulon se sa paguhen vajzat e saj për reklama në rrjete sociale

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:39
Kris Jenner me vajzat e saj

Kris Jenner ka zbuluar se sa paguhen vajzat e saj me reklamimet që bëjnë në rrjetet sociale.

Nëna e famshme e bukurosheve Kardashian dhe Jenner ishte e ftuar në një emision televiziv kanalin CBS ku u shpreh: “Vajzat e mia në mënyrë të vazhdueshme po pranojnë oferta për të postuar ndonjë gjë në rrjete sociale për ndonjë kompani ose brend”.

“Kështu që natyrisht se e kanë një çmimore për llojin e postimeve. Pra, shuma është me gjashtë shifra dhe ndonjëherë nëse bëhet fjalë për llogaritë e Kim-it ose Kylie-t, varet se për çfarë është reklama.

Image

Ajo sqaroi se çmimi rritet nëse është ndonjë produkt farmaceutik, nëse është diçka që duhet të pihet, pra të konsumohet brenda trupit.

Tani e kuptojmë se pse shumica e përdoruesve të internetit “luftojnë” për të mbledhur sa më shumë ndjekës në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat