Meghan imiton Mbretëreshën

Mediale Vip

Meghan imiton Mbretëreshën

Më: 12 prill 2019 Në ora: 18:57
Dukesha dhe Duka i Sussex

eksa kanë mbetur vetëm pak javë nga lindja e pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore, e gjithë vëmendja është tek Meghan Markle.

Dukesha e Sussex e martuar me princin Harry pritet të lindë në fund të muajit Prill dhe ka vendosur që ashtu si Mbretëresha Elizabeth, edhe ajo ta sjellë në jetë fëmijën e saj në pallatin mbretëror, ku dhe kanë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme.

Sipas Daily Mail, burimet konfirmojnë se çifti mbretëror nuk është regjistruar në asnjë spital për lindjen e fëmijës dhe kanë planifikuar ta mbajnë gjithçka private.

Meghan dhe Harry do të thyejnë edhe protokollin mbretëror duke mos bërë asnjë fotografi tradicionale të familjes jashtë spitalit, siç kanë bërë Kate dhe William, të cilët kanë ndjekur çdo rregull, deri në përshëndetjen tradicionale nga Kulla e Londrës, protokolli standard për lindjen e fëmijëve në familjen mbretërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat