Orinda dhe Turi për herë të parë do të prezantojnë një emision bashkë

Mediale Vip

Orinda dhe Turi për herë të parë do të prezantojnë një emision bashkë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 07:02
Orinda Huta dhe Turjan Hysko

E kanë konfirmuar vetë protagonistët, Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të vijnë përpara teleshikuesve me të parin program tyrin, në një bashkëprezantim.

Më saktë, ishte vetë Turi, që përmes një postimi të fundit të tij në Instagram, bëri me dije lajmin se brenda emisionit "Familja" që ai moderon suksesshëm në TV Klan, do të futet një pjesëz që quhet "Porta e fatit", një biletë që do i japë mundësinë shqiptarëve të fitojnë deri në 10 milion lekë.

Lajmin ata e kanë bërë publik, përmes një videoje që vjen si gjetje interesante. Ata shfaqen të dy, të ulur në një restorant, teksa shijojnë nga një gotë verë dhe ndajnë me të gjithë sekretin e madh: "Porta e fatit", quhet formati që do i bashkohet familjes së tyre.

"Jam i lumtur që do bëjmë të lumtur shumë familje shqiptare! Brenda programit “Familja” në bashkëpunim me Lotarinë Kombëtare kemi një super surprizë", thekson Turi në dixhiturën e videos.

Kjo është e para herë që ata të dy shfaqen si çift bashkëshortësh në një studio televizive, ku do të drejtojnë "Portën e fatit" dhe me siguri që i gjithë ky protagonizëm do të dhurojë spektakël dhe surpriza për të gjithë teleshikuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat