Suge Knight flet për vrasjen e Nipsey Hussle

Mediale Vip

Suge Knight flet për vrasjen e Nipsey Hussle

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:13
Suge Knight, Nipsey Hussle

Ish-producenti, Suge Knight, thotë se besnikëria e Nipsey Hussle për lagjen e tij, mund të ketë kontribuar në vrasjen e tij.

“Shumë artistë si Nipseu kanë të njëjtin problem që kam pasur. Ne jemi shumë besnikë ndaj lagjes sonë”, tha Knight për TMZ.

Ai tha se reperët janë shpesh në mëdyshje për të lëvizur nga vendlindjet e tyre.

Hussle, 33 vjeçar, u vra më 31 mars jashtë dyqanit të tij të veshjeve, jo shumë larg terrenit të producentit.

Policia në Los Angeles tha se 29 vjeçari, Eric Holder vrau reperin për një problem personal me të.

Vrasja ia kujtoi producentit vdekjen e Tupac Shakur, i cili u qëllua më 1996 në një makinë në Los Angeles.

“Ndjej se Nipsey po përpiqej të ndiqte të njëjtin manual të Tupac për komunitetin”, tha Knight.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat