Anëtari i grupit "Troja", Bujar Berisha ka reaguar pasi kënga e tyre u lëshua gjatë protestave të opozitës në Shqipëri.
Në Shqipëri gjatë ditës së sotme janë mbajtur protesta të dhunshme të opozitës.
Anëtari i grupit “Troja”, Bujar Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar pasi një këngë e tyre është lëshuar pa lejen e grupit në protestën që u mbajt në Shqipëri.
Statusi i Bujarit:
“Dy fjale per demagogjine e partive politike Shqipetare (Kosove Shqiperi)!
Kur jane ne opozite perdorin kenget e grupit Troja ne protesta kunder qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojne me Qiljeten e me Meden…
Paramendone cfare reforma mund te beje dikush qe e perdore pronen e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit)ne te njejten kohe qe akuzon tjetrin per hajni?”.