'Faleminderit Miriam që na e bëre të qartë', Suela Kalaja irritohet pas eliminimit të së bijës

Mediale Vip

'Faleminderit Miriam që na e bëre të qartë', Suela Kalaja irritohet pas eliminimit të së bijës

Më: 14 prill 2019 Në ora: 08:10
Vajza e Suela Kalajas dhe Miriam Cani

Mbrëmjen e djeshme u mbaj gjysmëfinal e "The Voice kids", ku konkurronte edhe vajza e Sajmir Çilit dhe Suela Kalajas, Ikea. Pas eliminimit të së bijës, Suela është irrituar me "The Voice kids" dhe me anë të një statusi në rrjete sociale shprehet se votat nuk u morën parasysh.

Pavarësisht eliminimit, Suela jep lajmin e mirë se të bijës i kanë ardhur tre oferta për të punuar me producentë jashtë Shqipërisë.

"ISEA fitoiiiii. Fitoi perballe 15-16 vjecareve ,adoleshente tashme dhe arriti ne zemrat e publikut . Duartrokitem cdo konkurent sic duhet te ndodhi. Isea I perqafoi te gjithe, ish e zhgenjyer per arrogacen qe mesohen qe tani ( jo te gjithe)po aq sa une , kur shikoja familjare te heshtur qe kurseheshin ne duartrokitje, mos i merrej fama femijes se tyre. Shikoja prinder te sigurt per finalen, ndryshe nga ajo qe ndodhi me mua.

Kushdo qe do humbiste Isea do e perqafonte fort bashke me mua(nese do e kalonim). Ne e dinim qe dhe deri ketu ish merite e Forces shpirterore dhe talentit te saj. Por jetojme ne Shqiperi. Isea doli me dinjitet...Per te trokitur tashme ne dyer te medha. Me falni per votat qe shpenzuat se jam e sigurt qe nuk u moren parasysh fare.

Qe tani ka tre producente qe kane hapur dyert Jashte Shqiperie per te. Ata sikurse Voice Global qe e nxori Shqiperine te treten me Isean ne rrang Global, tashme mund te jene Shkallet e saj. Pikerisht ata qe as e dinin kush ishim.

Ps. Faleminderit Renis Gjoka per mbeshtetjen dhe te tjere qe e vleresuan por deri aty munden. Faleminderit kush s’e mbeshteti dhe uli syte e mbylli veshet para nje talenti .Faleminderit Miriamit qe na e beri te qarte qe ne fillim.Kenga e Finales qe aq shume e priste, shume shpejt do e kemi cover. Listen Beyoncé. FALEMINDERIT SHUUUUME", shkruan Suela.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat