Kënga e Motrave Mustafa kushtuar nënës, numër 1 në Zvicër

Mediale Vip

Kënga e Motrave Mustafa kushtuar nënës, numër 1 në Zvicër

Më: 14 prill 2019 Në ora: 23:47
Motrat Mustafa

Motrat Mustafa kanë thyer rekord me këngën e tyre të re dedikuar nënës.

Kanë kaluar vetëm dy ditë prej kur Motart Mustafa e kanë publikuar projektin e paralajmëruar muzikor të cilin ia kanë dedikuar nënës së tyre.

“Qika e nanes” mban titullin kënga e cila jo vetëm që ka arritur gati 2 milionë klikime në Youtube por u bë kënga më e dëgjuar edhe në Zvicër.

“1 në Zvicër”, shkruhet mbi një fotografi që vërteton këtë të cilën e kanë publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

Image

Rreth kësaj kënge dhe ‘problemit’ me Shyhrete Behlulin dy nga MotratMustafa kanë folur në një intervistë për ‘Mirage’ disa ditë para publikimit të projektit muzikore me të cilin bënë bujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat