Alba Çobaj zbulon sa e ka rrogën

Mediale Vip

Alba Çobaj zbulon sa e ka rrogën

Më: 15 prill 2019 Në ora: 09:19
Alba Çobaj

Një javë më parë nisi në TV Klan emisioni më i ri "Ditë për ditë" që transmetohet në 13:45 dhe modertohet nga Alba Çobaj së bashku me tre gazetarë të tjerë, Liesa Haxhiasllani, Albi Isakaj dhe Joel Çela.

E ftuar në "Thumb", Alba është pyetur për pagën që merr në Klan dhe moderatorja është përgjigjur se rroga është aq sa ka dashur gjithnjë.

"U përmbushën pritshmëritë e mia pasi ishte një format që më përshtatej, i lirshëm dhe plot energji. Unë nuk dal jashtë vetes sime. Padiskutim që edhe unë paguhem aq sa doja. Tani ajo dëshira nuk ka fund. Me këto kushte që jemi në Shqipëri jam shumë e kënaqur, gjynah të qahem. Eshtë shumë e lodhshme, ka shumë impenjim, televizioni nuk ka orar, është e vështirë por në fund të ditës merr ato vlerësimet e mira", u shpreh Alba.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat