“Ça po më shohin sytë”, Olti Curri thumbon Ermal Fejzullahun për batutën raciste

Mediale Vip

“Ça po më shohin sytë”, Olti Curri thumbon Ermal Fejzullahun për batutën raciste

Më: 15 prill 2019 Në ora: 20:10
Olti Curri dhe Ermal Fejzullahu

Ditën e sotme bëri bujë një koment i papërshtatshëm i këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, në një foto të menaxherit Faton Shoshi, i cili shfaqej teksa darkonte me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias.

“Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është”, komentoi Ermali, duke nënkuptuar që të qeshë pak se nuk dallohet çfarë është.

Menjëherë reaguan ndjekësit, duke i thënë Ermalit që ta fshinte këtë koment se ishte i papërshtatshëm dhe racist. Pasi pati reagime të shumta ndaj këtij komenti, Fatoni vendosi që t’i bllokonte ato.

Por ndaj këtij komenti ka reaguar gjithashtu edhe blogeri i njohur, Olti Curri, i cili me ironi e quan Ermalin: “djalin biond të suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu”.

“Ça po më shohin sytë?? Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës dikujt !!! Tani ka mbetur të komentoj unë të shëndoshet: o bol …”, shkruan Olti në postimin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat