Gjiko thotë se po rikthehet më i fortë se kurrë

Mediale Vip

Gjiko thotë se po rikthehet më i fortë se kurrë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 20:45
Gjiko

Reperi shqiptar javët e fundit u bë për herë të parë baba pas lindjes së djalit, Zërit.

Bëhet fjalë për këngëtarin Asdren Gjikolli, i cili njihet më mirë se Gjiko, ku kanë kurorëzuar romancën me martesë me Elita Rudin.

Kjo ka bërë që ai të mos ketë shumë kohë për fansat që e ndjekin përmes llogarisë personale në Instagram.

“Kohëve të fundit s’jam kanë shumë aktiv në Instagram sepse isha i përkushtuar ndaj familjes më shumë pasi që kanë qenë muajt e parë bashkë me bebushin. Po tash jem krejt stabil dhe tani qëllojani se çka? U ktheva! Gjiko më i forti kështu deshi Zoti”, ka shkruar artisti në rrjetet sociale.

Theksojmë se reperi ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat