Getoar Selimi dhe Marina Vjollca duket se sonte kanë një dhimbje
Djegia e katedralës Notre Dame në Paris duket se ka lënë gjurmë dhimbje edhe për shumë artistë shqiptarë.
Të fundit që kanë reaguar për djegien e Notre Dames, pas Onat, janë Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.
Çifti i përfolur shqiptar kanë postuar foto nga kjo Katedrale të cilën ata e kanë vizituar muaj më parë.
“Notre-Dame. Trishtim”, ka shkruar Marina në faqen e saj në Instagram.
Pas saj menjëherë ka reaguar Geti, i cili ka kujtuar vizitën që ia kishte bërë më parë.