Marc Anthony i lumtur për fejesën e Jennifer Lopezit

Mediale Vip

Marc Anthony i lumtur për fejesën e Jennifer Lopezit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 23:59
Marc Anthony dhe Jennifer Lopez

Marc Anthony u shpreh i eksituar për ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, pas fejesës së saj me Alex Rodriguez.

Anthony mori pjesë në Institutin Hasty Pudding të hënën dhe u pyet nëse ai është i lumtur për ish-gruan e tij dhe bejsbollistit..

“Po, natyrisht që jam”, tha ai për Us Weekly.

Anthony, 50 vjeçar, ishte i martuar me Lopezin nga viti 2004 deri në 2011, bdëra divorci i tyre u finalizua në vitin 2014.

Ata të dy kanë dy binjakë – Max dhe Emmie – nga kjo martesë.

Anthony u martua me modelen Shannon de Lima në vitin 2014, por edhe kjo lidhje e tyre përfundoi në vitin 2017.

Anthony dhe Lopez kanë mbetur miq dhe prindër të përbashkët të binjakëve të tyre.

Ata kohët e fundit morën pjesë në një recital të vajzës së tyre në qershor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat