Nga miss-e në misionare, ja kush është Valbona Selimllari

Mediale Vip

Nga miss-e në misionare, ja kush është Valbona Selimllari

Më: 17 prill 2019 Në ora: 00:14
Valbona Selimllari

E para në Shqipëri me një titull bukurie.

Mbante numrin 9 në garën e saj drejt më të bukurës, e emocionet nuk i fshihte dot.

Por Valbona Selimllari nuk ndalet me një titull. Në 1999 ajo përfaqësoi Shqipërin në Miss Globe në Letoni, e ku u kurorëzua si më e bukura e globit.

Konkurset e bukurisë nuk ishin vetëm ato që e shoqëruan në këto tre dekada. Prezenca e saj në television ka qenë e vazhdueshme. E starti ka qënë mjaft i goditur.

Spektaklet e vallëzimit duket se e kanë shoqëruar gjithnjë.

Madje edhe vetë nuk ka nguruar që të kërcejë në skenë.

Por jo vetëm garuese, Valbona Selimllari ka qenë bashkprezantuese në festivalet e bukurisë, por dhe ato të festivalit të këngës në fundvit.

Jo vetëm në prezantim, jo vetëm në gjykim, por Valbona Selimllari ka qenë misionare edhe me programet e saj televizive. Ajo ka mundur që përmes programeve në television ti ndryshojë jetën mjaft qytetarëve në nevojë. E t'ja nisësh nga e parë me bekimin e më të bukurës shqiptare ka qenë një ogur i mbarë për dhjetra familje në nevojë.

Misioni vazhdon.

Tashmë në RTV Ora Valbona Selimllari ka sërish një mision të ri e të guximshëm. Valbona ka vendosur që sërish ti shtrijë dorën atyre që sot kanë më shumë nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat