Meghan Markle dhe Princ Harry numërojnë orët, zbulohet data kur do lindë foshnja

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princ Harry numërojnë orët, zbulohet data kur do lindë foshnja

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:24
Meghan Markle dhe Princ Harry

Familja mbretërore është në pritje të foshnjës që do të vijë në jetë nga Meghan Markle dhe kanë nisur numërimin mbrapsht. Fansat e ciftit Meghan-Harry kanë nisur spekulimet për datën e lindjes.

Ka spekulime se dukesha e Sussexit do lindë në prag të Pashkëve, mes datave 19-22 prill. Jessica Bridge, zëdhënëse e firmës "Ladbrokes" tha: "Fansat e familjes mbretërore do të kenë dy festa në fundjavën e Pashkëve pasi foshnja do të vijë në jetë. Kanë nisur bastet që Duka dhe Dukesha do të mirëpresin një vajzë".

Kishte kohë që përflitej se Markle do bëhej nënë nga fundi i muajit prill, por ende nuk ka patur konfirmime nga familja mbretërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat