Pas gjoksit, Çiljeta zbulon ndërhyrjen e radhës

Mediale Vip

Pas gjoksit, Çiljeta zbulon ndërhyrjen e radhës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 11:31
Çiljeta Xhilaga

Ndërsa shumica e femrave mundohen që ta rrisin gjoksin, për shkak të përmasave të bëshme, rreth dy vite më parë këngëtarja Çiljeta iu nënshtrua një ndërhyrje për zvogëlimin e tij.

Por ditën e djeshme Çili ka pranuar se ka bërë një tjetër ndërhyrje estetike, kësaj radhe në fytyrë.

Ajo ka zbuluar se ndërhyrjen e ka bërë në mjekër, për heqjen e dhjamit.

Gjithçka e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruan:

“Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim… Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës, një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit.

Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën s’më ka pëlqyer asnjëherë të gënjeja madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat