Aktorja hollivudiane nuk dëshironte fëmijë. Çfarë ia ndryshoi mendjen?

Mediale Vip

Aktorja hollivudiane nuk dëshironte fëmijë. Çfarë ia ndryshoi mendjen?

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:38
Eva Mendes

Eva Mendes ka folur hapur për martesën e saj me Ryan Gosling dhe sesi të qenurit nënë i ndryshoi jetën.

Aktorja e famshme në një intervistë për Women's Health zbuloi se nuk dëshironte të bënte fëmijë derisa ra në dashuri me Gosling.

"Ishte gjëja e fundit që më shkonte në mendje,"-tha 45-vjeçarja.

Image

"Kur u dashurova me të, atëherë kishte kuptim për mua që të kisha jo fëmijë, por fëmijët e tij. Ishte shumë specifike për të."

Çifti u njohën në fillim të vitit 2011 dhe kanë së bashku dy vajza, Esmeraldën dhe Amadën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat