Një dhomë plot surpriza, Dafina Zeqiri zbulon dhuratën më të bukur që ka marrë për ditëlindje

Mediale Vip

Një dhomë plot surpriza, Dafina Zeqiri zbulon dhuratën më të bukur që ka marrë për ditëlindje

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:59
Dafina Zeqiri

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Në llogarinë e saj nuk munguan urimet e ndryshme nga njerëzit e afërm, por edhe prej fansave të cilët gëzojnë një simpati të madhe për këngëtaren.

Së fundmi më anë të një ‘Instastory’, Dafina ka zbuluar surprizën që mamaja e saj kishte përgatitur për të. Në foton e publikuar duket i gjithë ambienti i mbushur me tullumbace, lule dhe urime qe shkruanin: “Gëzuar ditëlindjen Dafina”. Nga pamja e ofruar duket se këngëtarja është surprizuar shumë në ditën e saj të veçantë, por dhe se ka marrë shumë dashuri.

Kujtojmë se Zeqiri vazhdon të prodhojë projekte muzikore të cilat qëndrojnë pranë shijeve të fansave të saj, si: ‘A e mban mend’, ‘Fore’, etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat