Egla Harxhi rrëfen për jetën e re pa bashkëshortin: Jetojmë të ndarë

Mediale Vip

Egla Harxhi rrëfen për jetën e re pa bashkëshortin: Jetojmë të ndarë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:14
Egla Harxhi dhe Jarl Alexandre Alé de Basseville

Egla Harxhi, ish-Miss Shqipëria 2007, është e njohur për natyrën kontroverse që ka vendosur me publikun, me parimet e vendosura të shoqërisë, por sidomos për bindjet e saj në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë.

Pak kohë para se të lindte djali i Eglës dhe partnerit të saj, Jarl Alexandre Alé de Basseville, Luxifer, rrjeti zieu nga deklaratat e forta të Eglës dhe për raportin në çift. Siç deklaroi ajo në media, kishte gjetur ekuilibrin në dashuri, por jo me një patner, edhe me një partnere. Lidhja e trefishtë u gjykua e u paragjykua në media, por Egla e mbronte mendimin e saj të pavarur.

Vetëm pak kohë pasi Luxifer erdhi në jetë, u mësua se Egla dhe Ale i kishin dhënë fund raportit të tyre me Alesian, partneren e tretë, dhe vendosën të jenë prindër “normal” të djalit…

Sot, Luxifer është 15 muajsh dhe e ëma është tërësisht e përkushtuar pas tij. Pothuaj një vit të plotë, ajo jetoi në Francë, ndërsa tani është transferuar në Tiranë ku jeton me të birin dhe prindërit e saj.

E ftuar dje, në “Rudina”, Egla rrëfeu për jetën e re si nënë, sa shumë e përkushtuar është pas të birit dhe sa shumë i ka ndryshuar jeta tani që meraku për vogëlushin e bën të mos e humbë asnjëherë fokusin. Po bashkëshorti?

Sapo Rudina e pyeti nëse vazhdojnë të jetojnë bashkë, Egla tha se ajo dhe Ale ia kanë bërë të qartë njëri-tjetrit që në fillim se cilët ishin dhe çfarë prisnin: “Ai ma ka thënë që në fillim “unë jam ky” dhe unë ia kam thënë që në fillim “unë jam kjo”. Aleks ka qenë shumë i sinqertë me mua që në fillim dhe kjo gjë ka bërë që të mos krijojmë polemika më vonë” – tha Egla duke argumetuar raportin e hapur që çifti kanë respektuar gjithmonë.

Ale tani jeton në Francë, por distanca nuk e pengon aspak të bëjë “detyrat” e veta, siç thotë Egla, megjithëse, në të vërtetë ajo i ka thënë që në fillim se për Luxifer-in mjafton të jetë ajo e pranishme: “I kam thënë, nuk ka nevojë të jesh edhe ti. Mjaftoj unë”, – tha ajo.

E martuar sipas një “protokolli familjar”, të vendosur nga ata vetë, Egla tha se ajo dhe bashkëshorti kanë qenë bashkë për 6 muaj, ndërsa tani jetojnë të ndarë: “Ti ke për detyrë që të çosh përpara atë që kemi nisur, ndërsa për pjesën tjetër e marr unë të gjithë përgjegjësinë”,- i tha Egla bashkëshortit para se të merrnin vendimin për të jetuar larg njëri-tjetrit: “Kam qenë kontraverse për shumë gjëra që kam bërë dhe që kam thënë, por sa i përket zgjedhjes sonë, unë e kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë…”

“Ndërsa tani jam bërë më konservatoriste nga çdokush tjetër” – tha ajo me të qeshur, sepse kuptoi gjatë këtyre viteve të fundit se “kemi për të bërë shumë detyra” dhe egoizmi apo individualizmi janë vese që të pengojnë të arrish qëllimin që i ke vënë vetes në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat