Lada Gaga u nda nga i fejuari shkaku i xhelozisë së tepruar të tij

Mediale Vip

Lada Gaga u nda nga i fejuari shkaku i xhelozisë së tepruar të tij

Më: 17 prill 2019 Në ora: 17:44
Lada Gaga dhe Christian Carinon

Lady Gaga ndërpreu fejesën me Christian Carinon një muaj më parë dhe shumë kanë spekuluar rreth arsyes kryesore.

Disa prej shkrimeve sugjeronin se ka nisur një lidhje romantike me bashkëshortin e modeles, Irina Shayk, aktorin Bradley Cooper.

Megjithatë, burimet dhe biondina argumentojnë ndryshe, sipas “Women’s Health”.

Në disa intervista, këngëtarja tha se kishte nevojë për përkrahje të fortë në momente të caktuara dhe se Christiani i dhuronte vetëm xhelozi në momentet më të vështira në jetë.

Burimet pohojnë se aktori ishte shumë xheloz dhe se gjithmonë donte të dinte se ku është Gaga, kush është dhe çfarë po bën saktësisht. Ai vazhdonte t’i shkruante mesazhe dhe nuk i pëlqente miqtë e saj.

Edhe pse fansat me të vërtetë donin që Cooper-Gaga të bëheshin çift pas filmimit të “A Star Is Born”, ata ende pohojnë se janë miq shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat