"Bëra fëmijë sepse gjeta mashkullin e duhur, ndryshe….."

Mediale Vip

"Bëra fëmijë sepse gjeta mashkullin e duhur, ndryshe….."

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:14
Eva Mendes me familje

Aktorja Eva Mendes, gjithmonë ka qenë e rezervuar përsa i përket jetës private. Pak intervista, pak deklarata në lidhje me të shoqin dhe fëmijët. Por, kësaj rradhe bukuroshja 46 vjeçare ka lënë një nga intervistat më të bukura dhe më të rralla, ku flet për marrëdhënien e saj me të shoqin, aktorin Ryan Gosling dhe me vajzat Esmeralda dhe Amanda Lee.

“Nuk mendoja kurrë se do bëhesha nënë, ishte një gjë e pa imagjinueshme. Por, pastaj takova Ryan Gosling. Dua të them se u dashurova me të. Dhe në atë moment jeta ime mori një kuptim tjetër. Nuk desha thjesht të kisha fëmijë, por të kisha fëmijët e tij…  pra një pjesë të tij. – u shpreh aktorja për revistën Women’s Health.

Ajo dhe Ryan Gosling janë bashkë që prej 2011 dhe bëjnë një nga çiftet më të bukura të Hollywood-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat