Meghan Markle mund të zgjedhë për dado një burrë!!!

Mediale Vip

Meghan Markle mund të zgjedhë për dado një burrë!!!

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:16
Meghan dhe Harry

Tashmë dihet që kryefjala e ditës është baby royal.

Jemi në fazën e zgjedhjes së dados së fëmijës. Meghan dhe Harry nuk duan në asnjë mënyrë që fëmija të ketë një dado tipike britanike, nga ato të rreptat. Sipas thashethemeve që qarkullojnë në oborrin mbretëror, çifti po kërkon një dado amerikane, madje … madje… mund të jetë dhe i seksit mashkull.

“Për Meghanin kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Ajo nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj dhe është krenare për këtë.”Prezenca e një burri për t’u kujdesur për beben, do të ishte një revolucion i vërtetë. Sesa do të jetë rroga e dados? Rreth 70 mijë stërlina në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat