Victoria Beckham bën 45 vjeçe, feston në orët e vona me miqtë e saj

Mediale Vip

Victoria Beckham bën 45 vjeçe, feston në orët e vona me miqtë e saj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:57
Victoria Beckham

Ditën e sotme ikona e stilit, Victoria Beckham, feston 45-vjetorin e lindjes. Festimet për ditëlindjen ajo i nisi që në mbrëmjen e së martës me disa nga miqtë e saj në një restorant në Los Angeles. Tenistja e njohur, Maria Sharapova publikoi në rrjete sociale video nga festa, e cila kulmoi me fikjen e qirinjve të tortës prej çokollate.

Në video shihen të gjithë miqtë e Victorias duke regjistruar diçka për ta pasur si kujtime dhe disa të tjerë që mbanin telefonat drejt saj për të pasur ndriçim sa më të mirë për fotot. Për ditëlindjen Victoria kishte zgjedhur të vishte një bluzë nga koleksioni i saj, e cila kushton rreth 1200 dollarë.

Pavarësisht se vitet kalojnë për të, duket se stilistja e famshme vazhdon të mbetet po e njëjta në gjithçka. Madje pak kohë më parë ajo pranoi se me moshën ka filluar të ndjehet edhe më e sigurt në vetvete. Kujtojmë se Victoria është e martuar prej vitesh me David Beckham dhe është nënë e 4 fëmijëve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat