Kendall Jenner e pranon publikisht: Kam qenë gjithmonë ndryshe nga motrat e mia

Mediale Vip

Kendall Jenner e pranon publikisht: Kam qenë gjithmonë ndryshe nga motrat e mia

Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:02
Motrat Kardashian dhe Jenner

Kendall Jenner tashmë është një nga modelet më të kërkuara, por ajo ka zbuluar se më parë nuk mund të përshtatej me fizikun e motrave të saj. Në një intervistë për “The Telegraph” ajo ka rrëfyer se si ka qenë të rritet me motrat e saj, që cilësohen si femrat më tërheqëse. “Motrat e mia kanë më shumë forma trupore se unë. Ndjeja se nuk mund të isha pjesë e tyre në një moment të jetës”, ka thënë modelja.

Megjithatë ajo ka treguar se tani kjo nuk është një çështje madhore për të, sepse i pëlqen të jetë ndryshe prej tyre. “Unë nuk jam njësoj si ato. Më pëlqen që jam ndryshe nga të tjerët. Më pëlqen t’i bëj gjërat ndryshe. Dhe kjo është shumë në rregull”, ka pranuar Kendall. Më parë ajo ka rrëfyer se gjatë adoleshencës së saj qante përditë, sepse nuk kishte aq shumë miq sa motra e saj, Kylie Jenner. Pavarësisht se është jashtë “linjës” së familjes, Kendall ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat