Jennifer Lawrence gati të rikthehet me një film të ri

Mediale Vip

Jennifer Lawrence gati të rikthehet me një film të ri

Më: 18 prill 2019 Në ora: 08:36
Jennifer Lawrence

Pas një pushimi të gjatë, Jennifer Lawrence do të rikthehet në ekranin e madh me një film të ri, me regjisoren debutuese, Lila Neugebauer .

Për momentin, pavarësisht konfirmimit në kastin e aktorëve, të fitueses së çmimit “Oscar”, nuk janë zbuluar ende titulli dhe historia e këtij projekti.

Jennifer Lawrence njoftoi kohë më parë se do të bënte një pushim nga aktrimi, pas disa impenjimesh të gjata, por tani duket se është gati të rikthehet sërish në ekran.

Aktorja 29-vjeçare është ndër më të preferuarat e kinemasë, ndërsa jo rrallë është bërë pjesë edhe e fushatave të ndryshme të modës, ku është përdorur si imazh nga kompani të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat