Lady Gaga ishte ‘e shkatërruar’ pas ndarjes nga i fejuari

Mediale Vip

Lady Gaga ishte ‘e shkatërruar’ pas ndarjes nga i fejuari

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:52
Lady Gaga dhe Christian Carino

Vendimi i Lady Gagës për t’i dhënë fund fejesës me Christian Carino nuk ishte shumë i lehtë.

“Ajo ishte e shkatërruar, në fillim”, ka thënë një burim pranë aktores së “A Star Is Born” për revistën “Us Weekly”.

Ky burim ka shtuar se personaliteti i Carinos ka ndikuar në “procesin e saj krijues” duke qenë kështu një faktor kyç për ndarjen e tyre.

“[Ajo] nuk mund të rrezikonte karrierën e saj në këtë mënyrë, për një burrë, dhe kjo nuk është diçka për të cilën ajo do të luftonte”.

“Us Weekly” kishte konfirmuar në muajin shkurt se Gaga dhe Carino i kishin dhënë fund fejesës dhe lidhjes së tyre dy vjeçare.

Spekulimet se çifti nuk ishin më bashkë nisën më herët gjatë këtij muaji kur këngëtarja u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy vetëm dhe pa unazën e saj të fejesës me gur ngjyrë rozë.

“Chris nuk e trajtonte atë [Lady Gaga] shumë mirë. Ai ishte shumë xheloz, dëshironte të dinte se ku gjendej ajo në secilin moment dhe i shkruante vazhdimisht”, kishte thënë një burim në atë kohë për revistën.

Shumë spekuluan se Lady Gaga ishte ndarë nga i fejuari i saj për shkak të ndjenjave që mund t’i ketë për kolegun e saj në “A Star is Born”, Bradley Cooper.

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre u shtuan edhe më shumë kur Gaga dhe Cooper dhanë një performancë të nxehtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars.

Megjithatë kjo duket se është vetëm një spekulim, pasi Bradley Cooper vazhdon i lumtur lidhjen me Irina Shayk derisa Lady Gaga ka thënë se janë vetëm miq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat