Prej kohësh është aluduar në media për një lidhje të mundshme mes këngëtares, Fifi dhe kantautorit të njohur, Flori Mumajesi. Por deri tani asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Madje njëherë u tha se marrëdhënia mes tyre nuk është mirë, dhe kishin hequr njëri-tjetrin nga “Instagrami”. Ndërkohë kujtojmë se Flori është komentuar gjithashtu edhe për një marrëdhënie me këngëtaren, Kejsi Tola.
Së fundmi, Fifi ka bërë një postim në “Instastory” duke i bërë lëmsh fansat e saj në lidhje me Florin.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Fifi ka publikuar një foto të kantautorit e në të shkruan: “Fifi në kërkim vëmendje. Bëhet fjalë prej kantautorit Flori Mumajesi. Ku je?”.