Fan Bingbing rikthehet në ekran

Mediale Vip

Fan Bingbing rikthehet në ekran

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:59
Fan Bingbing

Aktorja më e famshme e Kinës ka plane të kthehet në ekranin e madh me njoftimin se ajo do të jetë pjesë e filmit 355 së bashku me Jessica Chastain, Marion Cotillard, Penélope Cruz dhe Lupita Nyong'o më vonë këtë vit, shkruan Vanity Fair.

Një film i stilit James Bond, 355 u diskutua me shpërndarësit në Festivalin e Filmit të Kanës së vitit të kaluar. Por fati i projektit të drejtuar nga Simon Kinberg u hodh në dyshim kur Fan ishte urdhëruar të paguante 131 milionë dollarë në taksat dhe dënimet ndaj qeverisë kineze.

Aktorja më e paguar kineze Fan Bingbing është zhdukur për më shumë se dhjetë muaj dhe tani në Vanity Fair paralajmërohet hiti më i ri i filmit me rrëfimin tronditës nga jeta e saj.

Aktorja u lajmërua kohët e fundit përmes rrjetit "WeChat", pas gati një vit heshtjeje.

Ajo dërgoi një mesazh se është e angazhuar aktualisht në punën humanitare për shkak se dëshiron të pastrojë mëkatet e veta.

Në fakt, aktorja kineze në maj të vitit të kaluar u fut në probleme, pasi publikoi  kontratën e saj të filmit përmes rrjeteve sociale.

Mediat kineze kanë raportuar se Fan kishte dy kontrata të ndryshme, një zyrtare në të cilën thuhej se paguhej rreth 1.5 milion dollarë dhe tjetrën private me 7.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për kontratat "yin-yang" që përdoren për të shmangur taksat.

Pas kësaj, nuk u dëgjua asgjë për Fan dhe mediat spekuluan se ajo ishte arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat