Bebe Rexha protagoniste e “Isle of MTV”: Mezi pres të zbuloj Maltën

Mediale Vip

Bebe Rexha protagoniste e “Isle of MTV”: Mezi pres të zbuloj Maltën

Më: 19 prill 2019 Në ora: 06:36
Bebe Rexha

Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e këtij viti të “Isle of MTV”, festivali më i madh veror europian, i cili këtë vit mbush 13 vjeç.

Për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, organizatorët kanë ftuar Bebe Rexhën dhe Martin Garrix, për të qenë protagonistët kryesorë, në Maltë, më 9 korrik.

“Kam dëgjuar gjëra shumë të bukura për Maltën dhe mezi pres ta zbuloj këtë ishull dhe të performoj për fansat e shumtë të këtij eventi kaq të bukur”, -u shpreh këngëtarja me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat