Modelja e cila miklon çdo figurë: Ashley Graham ka treguar fustanin ideal për femra me trup të shëndoshë!

Mediale Vip

Modelja e cila miklon çdo figurë: Ashley Graham ka treguar fustanin ideal për femra me trup të shëndoshë!

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:59
Ashley Graham

Ashley gëzon famën e njërës ndër manekinet aktualisht më të paguara e cila ka ndërtuar karrierën pikërisht në dukjen e saj “të papërsosur”

Modelja me format e bëshme ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në ngjarjen e cila kohë më parë është mbajtur në New York.

Ajo këtë herë ka shkëlqyer në fustanin modern ngjyrë të verdhë, i cili në plan të parë ka theksuar format e bukuroshes së famshme.

Modeli atraktiv i fustanit të cilin e ka zgjedhur për këtë ngjarje në mënyrën më të mirë të mundshme thekson format e bujshme, pa aspak vulgaritet dhe jo shije, mirëpo u rri shkëlqyeshëm femrave të të gjitha figurave.

Veshjen përgjithësisht manekinia 31-vjeçare e ka plotësuar me sandale elegante ngjyrë të verdhë, çantë ngjyrë metalik dhe vëthë diskretë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat