Ish-burri i Monica Bellucci bëhet sërish baba! Partnerja 22-vjeçare sjell në jetë vajzën

Mediale Vip

Ish-burri i Monica Bellucci bëhet sërish baba! Partnerja 22-vjeçare sjell në jetë vajzën

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:13
Vincent Cassel dhe Tina Kunakey

Aktori i njohur francez Vincent Cassel dhe bashkëshortja e tij modele Tina Kunakey kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë. 52-vjeçari dha lajmin e gëzuar të lindjes së vajzës duke treguar edhe emrin e saj “Amazonie” përmes një postimi në Instagram duke shkruar në frengjisht ‘Amazonie est née (Lindi Amazonie).”

Postimi shfaqte një ujëvarë idilike braziliane dhe pak orë pas publikimit arriti të rrëmbejë më shumë se 73 mijë pëlqime. Emri i vogëlushes duket se është një tribut për Brazilin, vendin ku çifti banon për pjesën më të madhe të vitit, ndonëse Vincent e dha lajmin nga Parisi.

Modelja 22 vjeçare dhe aktori i njohur dhanë lajmin e gëzuar të pritjes së ëmbël në një postim në Janar të këtij viti, katër muaj pas dasmës së tyre. Dyshja lidhi kurorë më 24 gusht në Francë pas një lidhjeje 2 vjeçare.

Më përpara Cassel ka qenë i martuar me aktoren e njohur italiane Monica Bellucci, tashmë 54-vjeçare me të cilën u martua në 1999 pasi u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të filmit “The Apartment” në 1996. Nga martesa e tyre Bellucci dhe Cassel kanë dy vajza Deva 14 vjeç dhe Leonie 8 vjeç, dhe u ndanë në 2013-ën pas 14 vitesh martesë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat