Besa Kokëdhima tregon arsyen pse nuk merr pjesë në festivale

Mediale Vip

Besa Kokëdhima tregon arsyen pse nuk merr pjesë në festivale

Më: 20 prill 2019 Në ora: 22:07
Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima është ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi është zhvendosur në Francë. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku foli për projektin e saj më të ri “La la la”. Gjatë emisionit Ermal Mamaqi e pyeti këngëtaren për arsyen se përse nuk merr pjesë në festivale teksa shtoi me humor: “Apo ke frikë se fiton”. Këngëtarja u përgjigj duke thënë se ende nuk ka ndjerë momentin e duhur për të marrë përsipër një angazhim të tillë.

Ermal Mamaqi: Pse nuk merr pjesë më nëpër festivale? Pse nuk merr pjesë te festivali i RTSH-së apo ke frikë se fiton?

Besa Kokëdhima: Në fakt nuk e kam ndjerë momentin e duhur, ndoshta për shkak të përgjegjësisë për tu marrë me një angazhim të tillë. Një vajtje të mundshme në Eurovizion e kam menduar bashkangjitur me projekte të tjera për të reklamuar veten si artiste shqiptare në një treg më të gjërë. Por këto gjëra nuk kanë ndodhur dhe nuk e kam vrarë fare mendjen që të mendoj deri atje.

Ermal Mamaqi: Në rregull, ne do ta presim këtë moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat