Jonida Maliqi shprehet shumë e lumtur për pritshmërinë për këngën e saj.
Jonida Maliqi në kuadër të koncerteve që mbahen para festivalit “Eurovision”, ka kënduar në Spanjë.
Ashtu sikurse në vendet e tjera ku performoi “Ktheju tokës”, edhe atje u prit shumë mirë nga publiku.
Në një postim që bëri në Instagram, këngëtarja u shpreh se po jeton ëndrrën e “Eurovisionit”.
“Natë magjike në Madrit!! Po e jetoj ëndrrën e Eurovisionit ”, ka shkruar ajo.