Soni Malaj përlotet dhe prek me rrëfimin, flet për humbjen e të atit dhe divorcin - Bota Sot
Soni Malaj përlotet dhe prek me rrëfimin, flet për humbjen e të atit dhe divorcin

Mediale Vip

Soni Malaj përlotet dhe prek me rrëfimin, flet për humbjen e të atit dhe divorcin

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:51
Soni Malaj

Soni Malaj ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në programin e së dielës ‘E Diell’ në ekranin e ‘Top Channel’. Këngëtarja e njohur ka rrëfyer disa nga planet e ardhshme në muzikë, por dhe për mungesën e babait në jetën e saj. Ajo ka pohuar se ka kaluar 20 vite plot me sakrificë dhe pasion për artin dhe se nuk mendonte se do të vazhdonte me këto ritme.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti, nëse i mungon i ati, Soni Malaj është përgjigjur e përlotur duke thënë:

“Unë kam dashur shumë që ai të më shikonte në një recital, sepse gjithmonë më ka parë në festivale. E vunte shumë atë pjesën emocionale dhe e vuante pjesën e çmimeve, madje më është lutur të konkuroj me këngën ‘Ndarja’ në ‘Top Fest’ sepse më thoshte se emocionohej kur e këndoja”.

Image

Ky moment delikat nuk ka kaluar pa u ndjerë dhe nga të gjithë të pranishmit në studio, veçanërisht nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka nisur të lotojë.

Malaj i është përgjigjur dhe pyetjes se si e ka përballuar ajo ndarjen nga jeta të babait dhe divorcin duke shtuar:

Image

“Më beso që me ndarjen nga jeta të prindit nuk ka krahasim asgjë tjetër, të tjerat janë pjesë të jetës, zgjedhjet nuk shkojnë, por gjëja më e tmerrshme në jetën e një njeriu është kur ndahet nga jeta një familjar. Nuk kalohet lehtë”.

Ndër të tjera Soni Malaj zbuloi se shumë shpejt në muajin maj do të vijë me një koncert recital, për të cilin është kujdesur deri më tani. Kujtojmë se këngëtarja ka sjellë herë pas here projekte të ndryshme muzikore, duke qëndruar gjithmonë shumë pranë publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...