Motrat Mustafa i kundërpërgjigjen Shyhrete Behlulit, ia përmendin edhe rastin me Shkurte Fejzën

Mediale Vip

Motrat Mustafa i kundërpërgjigjen Shyhrete Behlulit, ia përmendin edhe rastin me Shkurte Fejzën

Nga: H.O. Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:03
Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli

Kohët e fundit është nxitur një debat ndërmjet këngëtareve popullore në vend. Ky debat ka nisur pas publikimit të këngës së Shyhrete Behlulit, kushtuar nënës. Ishin Motrat Mustafa ato që reaguan duke thënë se këngëtarja Behluli ua kishte vjedhur idenë për të realizuar këngë me nënën.

Por nuk vonoj shumë dhe ato publikuan këngën e tyre bashkë me nënën dhe motrat e tjera. Edhe ky projekt u prit mirë poashtu sikurse kënga e Shyhrete Behlulit.

Por kjo e fundit reagoj duke thënë se ato po shpifin ndaj saj. Sahide Mustafa ka reaguar sërish ndaj Shyhrete Behlulit duke ia përmendur rastin e Shkurte Fejzës, të cilës thotë se Shyhretja është dashur t’i kërkoj falje.

Një gjë më befasoj shumë, a i kërkoi falje Shkurte Fejzes që kjo është fajtore. Ata që shpifin se kanë problem me te bo edhe shpifëse se e vërteta dhemb po është e vërtetë. Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen, se me njerëz të tillë më e mirë heshtja”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Sa me kenaqesi e tregon nje histori qe e din me mire Shyretja se te gjith ne,nje realitet qe po i dhemb shume.
Nje rrug i mbetet, ose me dal me then tverteten qe e pat shume te veshtire, zgjodhi gjithqka ne favor te vetin, sepse askush nuk e pranon fajin...
Nje gje me befasoi shume, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes qe kjo eshte fajtore. Ata qe shpifin se kan problem me te bo edhe shpifse se e verteta dhemb po eshte e vertete . Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen,se me njerz te tille me e mire heshtja . 
Shyretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paska vra shume, per kete aryse doli me nje deklarat jo modeste,jo njerzore,edhe shume zhgenjyese.
Un e tregova ni gje te vertete sepse nuk di ndryshe. Nuk ka me mire ne kete jete se me pas ndergjegjjen e qet.
Sinqeriteti eshte gjeja me çmuar e imja dhe e familjes time andaj kto gjera kalojn e ju meritoni veq keng te mira te zemres..Me urrejtjen qe ajo foli flasin vetem ata qe kan urrejtje mbrenda vetes . As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta. 
Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka...

E ju miq, e ndajta me ju ket shkrim si e ndajta shume muaj me par kete tem te kesaj kenge qe u prit fal jush shume mire dhe ju falemderojme pa fund. 
Me respekt 
Sahide Mustafa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat