Ups! Olsi Bylyku zbulon padashje se sa para merr Bes Kallaku për një koncert

Mediale Vip

Ups! Olsi Bylyku zbulon padashje se sa para merr Bes Kallaku për një koncert

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:56
Bes Kallaku

Bes Kallaku është një aktor i suksesshëm i humorit dhe po ashtu moderator i “Be Caffee”.

Ai është një ndër personazhet më të pëlqyera nga publiku ku në rrjetet e tij sociale është gjithmonë aktiv duke publikuar video me batuta nga më të ndryshmet për t’i bërë ndjekësit të qeshin.

E ftuar së fundmi në emisionin që ai drejton, "BE Coffee", ishte  Xhensila Myrtezaj e cila është pyetur se cilën këngë të Besit nuk pëlqen dhe këngëtarja u përgjigj se kënga e saj më pak e pëlqyer është "Eminemi i katunarëve".

"Besi nuk është këngëtar, bën parodi dhe për atë ç'ka bën është më i miri", u shpreh Xhensila.

Ndërsa Olsi ndërhyri dhe tha: "S'është këngëtar jo, po 3 mijë euro koncertin dhe natën e mirë. Fol ti fol".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat