Çifti Clooney kalojnë Pashkët në Irlandë

Mediale Vip

Çifti Clooney kalojnë Pashkët në Irlandë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:16
George dhe Amal Clooney

George dhe Amal Clooney po e kalojnë Festën e Pashkëve në Irlandë duke u njohur me të afërm të familjes së tij.

Aktori i famshëm hollivudian si dhe avokatja për të drejtat e njeriut kanë marrë me vete edhe dy binjakët e tyre, Ella-n dhe Alexander, dhe po qëndrojnë në një hotel luksoz në Qarkun e Laois, sipas mediumit Irish Independent.

Sipas këtij raporti, aktori thuhet të jetë gëzuar shumë që është rilidhur me të afërmit e tij në një ribashkim të organizuar nga prindërit e tij, Nick dhe Nina.

Image

Dyshja e famshme po ashtu u panë të shtunën duke darkuar me vokalistin e bendit irlandez U2, Bonon, në një restorant në Dablin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat