Më 5 Maj ‘Minimaratona 5km’, performon Dafina Zeqiri dhe Dj Gamble

Mediale Vip

Më 5 Maj ‘Minimaratona 5km’, performon Dafina Zeqiri dhe Dj Gamble

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:24
Minimaratona 5km

Për të pestin vit mbahet organizimi ‘MiniMaratona 5km’, e cila tashmë është shndërruar në traditë.

Kjo ngjarje sportive promovon jetën e shëndetshme dhe sensibilizimin e kauzave në vendin tonë.

Ky event i organizuar si çdoherë nga  Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada këtë vit është menduar që të gjitha të hollat nga shitja e biletave tu dedikohen fëmijëve me autizëm .

E përveç garuesëve të cilët do të marrin pjesë në këtë minimaraton, në pjesën e Festivalit muzikorë e cila do të mbahet nga ora 12:00 deri 13:00 do të performoj artistja shumë e dashur për publikun Dafina Zeqiri, reperi LumiB  dhe Dj Gamble.

‘Minimaratona 5km’  edhe këtë vit është përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

Ngjarja do te filloj me një festival muzikor nga ora 12:00-13:00, më pas garuesit do të fillojnë vrapin nga ora 13:00 e cila do të mbahet ne sheshin ‘Zahir Pajaziti’ deri tek rrethi (Hotel Baci) dhe kthimi në pikën fillestare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat