Ermedina Rama, 20 vjeçarja sjell cover-in e këngës “Tavolina e mërzisë” nga Elvana Gjata

Mediale Vip

Ermedina Rama, 20 vjeçarja sjell cover-in e këngës “Tavolina e mërzisë” nga Elvana Gjata

Më: 23 prill 2019 Në ora: 21:46

Është bërë një muaj që kur Elvana Gjata shënoi rikthimin e saj pas shumë muajsh me projektin e titulluar “Tavolina e mërzisë”.

Baladë kjo e cila është realizuar si cover edhe nga shumë artistë të rinj të cilët synojnë tregun e muzikës shqiptare.

Mirëpo, diferencën po e bën këngëtarja e re, Ermedina Rama, e cila dhe ka realizuar cover-in e kësaj kënge dhe po pëlqehet shumë nga publiku.

20 vjeçarja nga Peja, e cila ka vite që jeton në Prishtinë ka sjell në një version krejtësisht ndryshe nga origjinali, e që po merr mjaft komente pozitive.

Por, jo rastësisht ajo po merr dritën jeshile nga publiku, pasi Ermedina Rama ka qenë pjesëmarrëse në “X Factor Albania 3”, si dhe spektakle të tjera të muzikës, ku është vlerësuar lart nga këngëtarët që numërojnë vite në skenë.

Përveç këtij cover-i, 20 vjeçarja ka edhe dy projekte të saj të realizuara muaj më parë, ai me titull “A m’don”, si dhe “Zemra jem”, ndërsa shumë shpejt do të fillojë përgatitjet edhe për projektin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat