Bebe Rexha ‘zhytet’ në material, mahnit me fustanin përrallor - Bota Sot
Bebe Rexha ‘zhytet’ në material, mahnit me fustanin përrallor

Mediale Vip

Bebe Rexha ‘zhytet’ në material, mahnit me fustanin përrallor

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:28
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi solli një version ndryshe të këngës së saj më të fundit “Last Hurrah”, të ripërpunuar nga David Guetta.

Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e përditshme.

Vetëm në rrjetin social Instagram, artistja shqiptare është e ndjekur nga mbi tetë milionë fansa.

Së fundmi, Bebe Rexha, publikoi për fansat një fotografi mjaft artistike, teksa shfaqej e zhytur në material, në një fustan përrallor.

“E mbytur në kuturë”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e shumtë.

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse fotografia në fjalë është pjesë e ndonjë set fotografik për ndonjë revistë, apo pjesë e shkëputur nga xhirimet e ndonjë klipi të ri, megjithatë i ka magjepsur fansat me pamje ne saj.

Një paraqitja të ngjashme me kaq shumë material, Rexha e ka pasur edhe në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards 2019”, ku ishte e nominuar për dy çmime. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...