Aurela Gaçe kujton performancën e saj në “Eurovizion”, ka një mesazh për Jonida Maliqin: Të kam thënë që në fillim…

Mediale Vip

Aurela Gaçe kujton performancën e saj në “Eurovizion”, ka një mesazh për Jonida Maliqin: Të kam thënë që në fillim…

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:54
Jonida Maliqi dhe Aurela Gaçe

Më 16 maj, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion” me këngën e saj “Ktheju Tokës”.

Por para se të vijë dita e shumëpritur, Maliqi gjatë kësaj kohe ka ndarë me publikun të gjithë dinamikat e festivalit të rëndësishëm të muzikës.

Jonida së fundmi në koncertin që është mbajtur në Spanjë, është suprizuar edhe nga një mini klip që një televizion spanjoll kishte realizuar. Klipi përmban performancat e Shqipërisë në “Eurovizion”.

 

???? Serish emocione nga Eurovision-i❤ Madridi dhe televizioni spanjoll kishte pergatitur kete kartoline qe parapriu performancen e Jonides! E lumtur qe gjeta veten mes kolegeve, ne ate qe eshte nje eksperience e madhe mes trysnise ne Shqiperi dhe dashurise pa limit me fansat e vertete te Shqipes tone e atyre nderkombetare! Kam pare videot e Jonides ne turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut 'Feel the Passion'. Ne ka dicka qe ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim eshte dashuria qe merr atje, kudo! @jonidamaliqi e dashur, ne fund te eksperineces, edhe mbas shume viteve, do te te ngelet shija e bukur e dashurise qe po merr . Ta kam thene qe ne fillim, shijoje cdo sekonde . Me vendin tend mbi shpatulla ,gjithmone e forte ??

A post shared by E pasur jam, se ty të kam (@aurelagaceofficial) on

Aty ishin performancat e Anjeza Shahinit, Kejsi Tolës, Olta Bokës, Eugent Bushpepës, Rona Nishliut, Elhaida Danit dhe Aurela Gaçes.

Këtë klip e ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” Aurela, e cila bashkëngjitur me të shkruan se “gjëja më e bukur që merr nga Eurovizioni është dashuria”.

Kujtojmë se Gaçe që në atë kohë këndonte “Feel the Passion”. Gjithashtu Aurela ka edhe një mesazh për Jonidën, ku i thotë që të shijojë çdo sekondë.

“Sërish emocione nga Eurovision-i. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur këtë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes sonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo! Jonida Maliqi e dashur, në fund të eksperiencës, edhe mbas shume viteve, do të të ngelet shija e bukur e dashurisë që po merr . Ta kam thënë që në fillim, shijoje çdo sekondë. Me vendin tënd mbi shpatulla, gjithmonë e fortë”, shkruan Aurela në postimin e saj.

“Ti je e rrallë, për mos të thënë Unike. Faleminderit me zemër. Krenare kur shihja artistet ndër vite pak minuta para debutimit tim. Të dua”, i përgjigjet Maliqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat